MASH-i planifikon rinovimin e konvikteve të shkollave të mesme

Ministria e Arsimit ka parashikuar buxhet të posaçëm për rikonstrumin e konvikteve të shumë shkollave të mesme në vend. Në leximin e parë të propozim ligjit për standardin e nxënësve zv. ministri i Arsimit, Petar Atanasov tha se për këtë qëllim do të sigurohen mjete shtesë jashtë buxheteve të planifikuara vjetore.

Marketing

“Prej 18 konvikteve të shkollave të mesme që kemi në listë, një numër i madh i tyre mund të them se punojnë mirë por disa prej tyre vërtet janë në gjendje të rëndë. Që të mund tu dalim në ndihmë këtyre konvikteve, tu japim ose ti sigurojmë mjete financiare që ti mbulojë shpenzimet e ngrohjes, ujit, rrymës dhe gjithë ajo që është objekt që duhet të funksionojë, kemi nevojmë për këtë ndryshim ligjor”, tha Petar Atanasov, zv. ministër i Arsimit.

Opozita maqedonase ishte e ndarë në qëndrime rreth propozimit për ndryshime në Ligin për standard të nxënësit. Njëra palë kritikoi procedurën e përshpejtuar të ndryshimeve ligjore duke shtuar se në këtë rast Qeveria edhe një herë shpërblen menaxhuesit e pasuksesshëm të konvikteve. Ndërkohë që pala tjetër nënvizoi se pa kushte të duhura në konvikte do të humbet edhe interesi për shkollat e mesme, posaçërisht ato me karakter rajonal.

“Unë prisja zgjidhje sistematike për financimin e konvikteve duke përfshirë edhe ato studentore. Vendime të këtilla dhe të shpejta nuk sjellin rezultate të duhura. Me këtë ligj, sërish për të satën herë nga ana e kësaj Qeverie shpërblehen menaxhuesit që pa sukses kryejnë detyrat e tyre”, deklaroi Dragan Danev, VMRO.

“Nëse nuk funksionojnë këto konvikte atëherë rrezikohet edhe funksionimi I rregullt I vet shkollave të mesme nga aspekti i tyre rajonal, karakteri i tyre rajonal. Kjo shtesë e financimi zotëri zv ministër, me iniciativë nga deputeti Panço Minov nga Kavadari, nga GROM të bëhet me ndryshime të mënyrës së financimit të këtyre ose njësive tjera të cilat janë shfrytëzues përmes bllok dotacioneve”, tha Panço Minov, GROM.

Sipas zv/ministrit të arsimit Petar Atanasov, për momentin konviktet financohen me 7500 denarë në muaj për një nxënës ndërsa analizat reale kanë treguar se minimum janë të nevojshme 12 mijë denarë për një nxënës.

Marketing