MASH i’a mori kompetencat Kasamit për gjimnazin e Tetovës

 

Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri i mori sot kompetencat kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami për gjimnazin e Tetovës.

Marketing

Kompetencat i merren për 12 muaj bazuar siç thuhet në raportin e Inspektoratit shtetëror të arsimit nga inspektimi i realizuar në Maj 2023 në SHMK “Kiril Pejçinoviç”.

Sipas raportit, kryetari i komunës Tetovë Bilall Kasami ka shkelur nenin 101 të Ligjit për arsim të mesëm, gjegjësisht nuk ia ka ndarë mjetet e dedikuara të bllok dotacioneve SHMK Kiril Pejçinoviç”.

Në bazë të procesverbalit nga Inspektorati, Shkolla ka dorëzuar propozim-plan financiar për 2023 deri te Komuna Tetovë, por deri në ditën e inspektimit ai plan nuk është miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës. Me këtë SHMK Kiril Pejçinoviç nuk ka pasur mundësi ti paguaj faturat e harxhimeve vijuese dhe si rezultat i kësaj borxhi i shkollës arrin në 6,625,349 denarë.

Marketing