MASH ju përgjigjet studentëve të Tetovës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon me përkushtim për të avancuar cilësinë e sistemit arsimor nacional në të gjitha nivelet, si të standardeve të nxënësve po ashtu edhe të studentëve dhe, në këtë kontekst, institucionet e sistemit janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët në proces, duke përfshirë edhe vetë studentët dhe nxënësit, të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore dhe ekonomike, krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe pjesë e menaxhimit dhe vendimmarrjes në institucionet e sistemit.

Marketing

Njoftojmë opinionin publik se me vëmendje i ndjekim kërkesat e studentëve që i paraqitën sot, në protestën e organizuar në Tetovë , edhe pse paraprakisht në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për të njëjtat.