MASH: Ka filluar distribuimi i librave nëpër shkolla

Ka filluar procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore nëpër shkollat e vendit. Deri në fund të kësaj jave, të gjitha shkollat do të furnizohen me libra, njoftoi zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu. Këtë vit shkollor për arsimin fillor janë siguruar të gjitha tekstet shkollore prej në klasën e parë deri në klasën e gjashtë sipas konceptit të ri të arsimit. Ndërkaq klasa e shtatë, e tetë dhe e nëntë do të vazhdojnë me programin e vjetër, por as ata nuk do të kenë mungesë librash, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në prag të këtij fillimviti shkollor.
“Ministria e Arsimit ka bërë përpjekje maksimale duke respektuar të gjitha proceduarat për shtypjen dhe botimin e teksteve shkollore. Përgjegjësia, akuzat i hidhen Ministrisë së Arsimit, por realisht duhen disa hapa për të botuar një tekst shkollor, duke filluar prej komisionit dhe vlerësimit që jep Byroja për Zhvillim të Arsimit, Komisionit Nacional të Arsimit, Shërbimi Pedagogjik – dërgohet në shtëpitë botuese, pastaj ato obligohen për disperzimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore dhe në fund për të arritur tek nxënësit. Fatmirësisht për këtë vit shkollor për arsimin fillor, sipas konceptit të ri të arsimit, janë siguruar të gjitha tekstet shkollore dhe tani jemi në fazën e disperzimit, pra, jo ne si ministri, por shtëpitë botuese, ato e kanë për detyrim, sepse kanë marrëveshjen, kanë kontratën e firmosur, që deri në fund të kësaj jave të jenë të shpërndara të gjitha tekstet shkollore për arsimin fillor sipas konceptit të ri, prej në klasën e parë deri në klasën e gjashtë. Ndërkaq klasa e gjashtë që duhej të vazhdonte me konceptin e ri për të cilin kemi pasur sugjerime, vërejtje, por që ministrja më e hershme, pra ish-ministrja, ka vazhduar me konceptin e Milla Carovskës dhe ne kemi vendosur që të ketë një revidim të atij koncepti dhe këtë vit klasa e shtatë do të vazhdojë përsëri me programin e vjetër mësimor, me atë ekzistuesin, gjithashtu klasa e tetë dhe e nëntë do të vazhdojnë me programin e vjetër mësimor dhe për këto janë siguruar dhe ekzistojnë tekste, pra në proces është distribuimi i tyre, shpërndarja e teksteve shkollore nëpër shkolla.”, – deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Ali.
Marketing