Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në takimin e dytë të sotëm të anëtarëve të Komitetit Drejtues të projektit, duke iu dëshiruar sukses, tha se ata kanë bazë të mirë për punë, prandaj Korniza kombëtare e kualifikimeve është harmonizuar me kornizën evropiane para disa viteve, si një nga parakushtet për integrimin evropian.
Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në mënyrë shtesë përforcimi dhe operacionalizimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, me çka do të rritet punësueshmëria, mobiliteti dhe integrimin social i punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është qëllimi i projektit tuining “Mbështetje e mëtejshme për zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve”, i financuar nga BE-ja, që do të realizohet në periudhën prej 27 muajve.
“Avancimi i i vazhdueshëm i këtij instrumenti të rëndësishëm, i cili është bazë për marrjen e kualifikimeve si dhe për kalueshmërinë dhe cilësinë e kualifikimeve, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo vend. “Pres që ky projekt të rrisë funksionalitetin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, veçanërisht në aspektin e transparencës dhe menaxhimit të aftësive dhe kualifikimeve në të gjitha nivelet e arsimit”, tha zëvendës-ministri Aliu.
Nga projekti pritet edhe përmirësimi i cilësinë dhe përshtatshmërisë më të mirë të arsimit dhe trajnimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës, duke ndërlidhur mësimin formal, joformal dhe përvojën, si dhe të mbështesë procesin e vlefshmërisë së rezultateve nga të mësuarit të fituara përmes të mësuarit formal ose të mësuarit me përvojë.
Projekti, siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës zbatohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse nga Lituania, Sllovenia dhe Franca.