Ligji i ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike, e cila është zgjidhje moderne e bazuar në standardet globale arsimore dhe që në mënyrë të konsiderueshme do ta përmirësojë mësimin, ndërveprimin midis mësimdhënësve dhe nxënësve, do të zvogëlojë vëllimin e detyrave të shtëpisë dhe punën e prindërve dhe kujdestarëve me nxënësit dhe do të sjellë përmirësim të cilësisë së përgjithshme të sistemit arsimor kombëtar, nuk guxon të jetë arsye për bojkotin e mësimit.
Pas publikimit të informatave në pjesë të medieve që nxënësit nga shkolla të mesme të caktuara po organizohet sot për të bojkotuar mësimin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje atyre dhe familjeve të tyre të vazhdojnë të marrin pjesë në procesin edukativo-arsimor, i cili duhet të jetë kujdesi dhe interesi i tyre i veçantë. Në të kundërtën, mungesa e orëve dhe mësimi do të thotë humbje kohë dhe njohuri që më tej vështirë të kompensohet.
Bojkotimi i mësimit do të thotë rezistencë ndaj ndryshimeve që janë krijuar në përputhje me kohën dhe epokën e teknologjisë IT në të cilën jetojnë të rinjtë. Në interes është për të gjitha gjeneratat e tanishëm dhe të ardhshme të nxënësve, sistemi arsimor kombëtar maqedonas të zhvillohet, të përparojë dhe të kap hap me trendet dhe proceset në botën moderne arsimore, ndër të cila është edhe digjitalizimi i materialeve për të mësuarit, që tek ne si ndryshim do të ndodh në etapa dhe në këtë moment në përgjithësi nuk i prek fare nxënësit e shkollës së mesme.
Në të njëjtën kohë, theksojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme në tërë këtë proces të ndiqen të gjitha informatat zyrtare dhe përgjigjet e pyetjeve dhe dilemave në lidhje me Ligjin për tekstet shkollore, të cilat në mënyrë transparente dhe në bazë ditore i jep Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e tjera që marrin pjesë në krijimin e ndryshimit. Të gjitha burimet e tjera nuk janë të rëndësishme, ndërsa shumë shpesh informatat që plasohen, veçanërisht në mediet sociale, kanë karakter manipulues dhe qëllimi të inkurajojnë reagime nga nxënësit dhe familjet e tyre.