MASH: Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim arsimor me Kosovën, me fokus arsimi profesional dhe arsimi i të rriturve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Arsimit, Shkencës,
Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës do të bashkëpunojnë në fushën e arsimit, me fokus
në arsimin profesional dhe trajnim, si dhe arsimin e të rriturve.
Dy ministret përkatëse Vesna Janevska dhe Arbërie Nagavci sot në Prishtinë nënshkruan
Memorandumin trevjeçar të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit, i cili parasheh kontakte të
drejtpërdrejta të institucioneve arsimore, shkëmbimin e publikimeve, literaturës dhe
materialeve kërkimore, si dhe shkëmbimin e mësimdhënësve. Me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit profesional dhe trajnimit, të dyja palët do të shkëmbejnë përvoja për reforma në arsim dhe programe mësimore, ndërsa shkollat ​​e mesme profesionale do të intensifikojnë kontaktet e ndërsjella përmes partneriteteve dhe rrjeteve shkollore, ndërsa nxënësit do të mund të marrin pjesë së bashku në evente të ndryshme arsimore.
Në fushën e arsimit të të rriturve do të shkëmbehet literatura profesionale dhe ekspertë, do të organizohen konferenca dhe evente të përbashkëta dhe do të krijohen kushte për
bashkëpunim më të ngushtë të qendrave të veçanta për arsimin e të rriturve.

Marketing

Formalizimi i bashkëpunimit promovon mirëkuptim më të madh të ndërsjellë dhe kontribuon në përforcimin e lidhjeve arsimore mes dy vendeve përmes ndarjes së burimeve, që është në interes të ngritjes së cilësisë së arsimit, njohurive dhe shkathtësive të të rinjve.

Marketing