MASH : Nxënësit dhe studentët do të marrin mjete financiare në bazë të bursave dhe racionit të subvencionuar për studentë

Me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shfrytëzuesit të bursave të nxënëseve dhe studentëve që e kanë fituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore dhe kanë kontrata aktive për shfrytëzimin e bursës, nga ky vit do të përfitojnë shumë mujore të rritur identike me shumën që marrin bursistët e rinj.

Marketing

Për të realizuar të drejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, bursistët aktual me kontratë aktive duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës aneksin e plotësuar dhe të nënshkruar të kontratës për bursën përkatëse, të cilën mund ta shkarkojnë nga linku vijues.

Аneksi duhet të plotësohet dhe dorëzohet në tre kopje, në arkivin e regjistrimit të ministrisë ose me postë (rr. “Shën . Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup), deri më datë 17 mars 2023.

Shqetësimi për avancimin e nxënësit dhe standardi i studentëve mbetet prioriteti kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Rritja e mbështetjes financiare për nxënësit dhe studentët lehtëson procesin arsimor dhe e drejton fokusin në thelbin e tij – përvetësimin e njohurive dhe aftësive adekuate.