MASH: Pas 35 vitesh me mjete janë furnizuar makina dhe aparate të reja për mensat e konvikteve për studentë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës furnizoi 25 makina dhe aparate të reja profesionale për mensë për tre konvikte për studentë. Me këtë furnizim në vlerë prej 2,5 milionë denarë, konviktet e studentëve “Goce Dellçev”, “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu” pas 35 vitesh modernizojnë kushtet, ngritin cilësinë dhe përmirësojnë shërbimin për studentët.

Marketing

Si pjesë e planit për avancimin e standardit të studentëve janë edhe aktivitetet për përmirësimin e kushteve për akomodim dhe qëndrim në konvikte. Kemi filluar rikonstruksionin e 9 konvikteve me KfW Development Bank, ku janë ndarë 25 milionë euro, me të cilat konviktet do të modernizohen.

Në periudhën e kaluar kemi punuar me përkushtim në përmirësimin e standardit të studentëve dhe nxënësve.

Kemi ndryshuar politikat e bursave, kemi futur kategori krejtësisht të reja të bursave, por edhe i kemi rritur shumat mujore të bursave që u paguhen studentëve dhe nxënësve. Bursat për studentë që janë ndarë në disa kategori me shuma të ndryshme prej 3.300 denarë, 4.400 denarë e kështu me radhë, tani janë të gjitha të barabarta me 6.050 denarë, me përjashtim të bursave për studentët e regjistruar në Matematikë, Fizikë, Kimi, të cilat mbesin 18.000 denarë në muaj. Për herë të parë kemi futur edhe bursa për ciklin e tretë të studimeve, ato janë 15 bursa prej 18.000 denarë për 12 muaj në vit, ndërsa i kemi kthyer pas një dekade të tërë edhe bursat për studime pasdiplomike në vend, gjithsej 50 bursa në vlerë prej 9.000 denarë për 9 muaj në vit. Të dyja llojet e bursave janë për studentët që do të regjistrohen në profesione të veçanta të shënuara në konkurset, të cilat janë më deficitare.

Për herë të parë këtë vit ka filluar pagesa për racionit të subvencionuar të studentëve, të cilin aktualisht e pranojnë mbi 27 mijë studentë.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës vazhdon ta avancojë standardin e studentëve dhe të nxënësve dhe të investojë në kushte më të mira për akomodim dhe mësim.

Marketing