MASH: Për herë të parë shpallet konkursi për bursa për studime të doktoratës në vend

Nga viti akademik 2021-2022 Ministria e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë aplikon bursa për studime të doktoratës në vend, me ç’rast plotëson nevojat dhe kërkesat për lehtësimin ekonomik të atyre që vendosin të vazhdojnë ciklin e tretë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë në vend. Konkursi tashmë është shpallur dhe mund të shikohet në linkun në vazhdim.

Marketing

Në pajtim me ndryshimet e bëra në programin për veprimtarinë shkencore-hulumtuese në MASH , janë futur 15 bursa për studime në ciklin e tretë në vend nga sfera shkencore, fusha sferën e shkencave Matematiko-Natyrore (fusha Biologji, Fizikë, Gjeologji dhe Mineralogji, Kimi, Biokimi, Matematikë dhe Informatikë) dhe shkenca teknike teknologjike (elektroteknikë, elektro-makineri, elektronikë dhe automatikë, energjetikë gjeodezi, ndërtimtari dhe ekonomi e ujit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji kompjuterike dhe informatikë, makineri, materiale, metalurgji, gjeologji të aplikuar dhe gjeofizikë, miniera, teknologji e prodhimeve ushqimore, teknologji e tekstilit dhe inxhinieri e telekomunikacionit), me pagesë mujore prej 18.000 denarë për dymbëdhjetë muaj në vit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon kandidatët e interesuar t’i shqyrtojnë kushtet dhe të konkurrojnë nëse i plotësojnë ato. Procedura e konkurrimit digjitalizohet përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk, i cili konsiderueshëm thjeshton mënyrën e ushtrimit të së drejtës. Kandidatët të cilët nuk kanë mundësi të konkurrojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë fletëparaqitjen në letër dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Mbështetje gjatë konkurrimit siguron Sektori për shkencës dhe inovacione.Kontaktet personale të të gjithë punonjësve në këtë sektor gjenden në linkun në vazhdim

Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndryshon konsiderueshëm politikën e bursave për nxënësit dhe studentët, duke futur kategori të reja bursash, dhe gjithashtu rriti shumat mujore të disa prej atyre ekzistuese të ndara deri më tani, me qëllim që të përfshihen më shumë të rinj , por edhe për të ndjerë vërtet mbështetjen e ofruar nga shteti për të lehtësuar procesin arsimor.