- Të gjitha shkollat që do ti shkelin vendimet e Komisionit për sëmundje infektive mund të përballne me dënime thekson Ministrja e Arsimit, Milla Carovska pas paralajmërimit të Drejtorit të Gjimnazit në Dibër, Ramadan Imeri, se do të organizojë mësimin me prani fizike edhe pse për këtë nuk ka leje.
“Gjithsesi se ka mundësi për sanksionim në pajtueshmëri me ligjet. Vendimet e Qeverisë janë të qarta dhe ato duhet të respektohen sepse janë në interes të mbojtjes së shëndetit publik.Unë bisedova me Kryetarin e Komunës së Dibrës, i cili më tha se ky është qëndrim individual i drejtorit dhe më konfirmoi se nuk do të ndodh pranimi i nxënësve” – tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska