MASH rekomandon: Kuadri arsimor në pushim prej 2 deri më 11 janar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot informoi drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për rekomandimin e MASH-it që mësimdhënësit dhe të punuarit e tjerë nëpër shkolla të lirohen nga puna prej datës 2 deri më datën 11 janar. Sipas MASH-it ky rekomandim vjen në mënyrë që të ulet kosto e ngrohjes së objekteve shkollore.

Marketing

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rekomandon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në vend, në bazë të kompetencave të përcaktuara në Ligjin për arsim fillor dhe Ligjit për arsim të mesëm, të mos organizojnë aktivitete të punës për mësuesit, bashkëpunëtorët profesional dhe për stafin administrativ, me përjashtim të stafi teknik që përkujdeset për sigurimin e objekteve dhe pronave të shkollave gjatë periudhës nga 02.01.2019 deri më 11.01.2019, kur edhe shfrytëzohet pushimi dimëror i nxënësve” thuhet në letrën e rekomandimit të nënshkruar nga ministri Arbër Ademi.