MASH shkurton programin për maturë shtetërore

Matura shtetërore këtë vit shkollor do të realizohet me programe të shkurtuara për shkak të krizës me Covid 19. Kështu bëri të ditur ministrja e Arsimit, Mila Carovska pas takimit me përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, pasi kërkesa që mësimi i realizuar nga distanca të mos përfshihet në provimet e maturës shtetërore.

Marketing

Ne e kuptojmë që ka frikë dhe pasiguri mes nxënësve të shkollave të mesme në lidhje me sigurinë dhe vetë procesin e përgatitjes, por kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Derisa punojmë në kushte emergjence, përgatitjet tashmë janë duke u zhvilluar. Vendimi i parë që kemi marrë është të shkurtojmë programet sipas të cilave do të mbahen provimet e maturës shtetërore në mënyrë që provimi të jetë efektiv dhe i organizuar”-theksoi Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Pavarësisht lehtësimeve të paralajmëruara nga ministrja Carovska, Unioni i Shollave të Mesme mbetet në qëndrimin se kualiteti i mësimit nga distanca është shumë i ulët.

Kualiteti i arsimit është me të vërtet në nivel shumë të ulët. Unë do ta kisha thënë që i përngjan një molle të kalbur. Nga ana e jashtme duket e bukur për shkak të piarit që është bë nga Qeveria dhe institucionet arsimore. Por, nga brenda është e kalbur dhe nuk funksionon zinxhiri I procesit arsimor siç duhet”-tha Blendi Hodai, kryetar u UNSHM-së.

Ministrja Carovska, ditë më parë tha se edhe gjysme vjetori i dytë i vitit shkollor mund të vazhdojë online pasi që modeli i zgjedhur për zbatimin e mësimit ka treguar rezultate. Siç tha Carovska, nxënësit do të kthehen në shkollë kur do të krijohen të gjitha kushtet dhe kjo do varet nga gjendje me Covid 19.

Marketing