UNSHM, kërkojnë material më të thjeshtë të provimit të maturës

Nxënësit e shkollave të mesmë kërkojnë matrial më të thjeshtë në provimin shtetërorë të maturës, sepse cilësia e arsimit ka rënë dukshëm për shkak të pandemisë dhe nëpërmjet mësimi online  nxënja apo marrja e njohurive nuk është si ajo me prezencë fizike thonë nga Unioni I Nxënësve të Shkollave të Mesmë. Ata në takimin e realizuar  me ministren e Arsimit Mila Carovska gjithashtu kërkuan të zvogëlohet edhe numri I lëndëve mësimore.
“Ne kemi gjetur një kompromis për kërkesën e dytë. Materiali që është mësuar për vitin e tretë dhe të katërt pas fillimit të krizës do të ketë pyetje shumë të thjeshta në provimin e maturës shtetërore. Do të jetë shumë më e lehtë për nxënësit e shkollave të mesme të marrin provimin e maturës shtetërore, në një kohë kur cilësia e arsimit nuk është në nivelin e duhur.”, tha Blendi Hodai nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme
Hodai theksio se provimi i maturës shtetërore është  pjesë e detyrueshme dhe shumë e rëndësishme për të gjitha sistemet arsimore në botë, dhe ato nuk kanë precedentë për heqjen e tij për këtë vit shkollor. Para disa ditësh disa nga gjimnazistët njoftuan një protestë kundër mbajtjes së provimit të maturës,por Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se, sipas ligjit, është e detyrueshme, sepse në atë mënyrë studentët kanë një pozicion fillestar për t’u regjistruar në fakulltet.