MASh shpalli konkurs për tekstet e klasës së shtatë që do të përdoren nga viti i ardhshëm shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik ka shpallur sot Konkurs për tekstet për lëndët mësimore për klasën e shtatë që do të përdoren nga viti i ardhshëm shkollor 2024/2025.

Marketing

Sipas konkursit të shpallur, MASh pret oferta për botimin e një teksti për nxënësit e klasës së shtatë për lëndët: Gjuhë maqedonase, Gjuhë shqipe, Serbe, Gjuhë Turke, Gjuhë Boshnjake, Matematikë, Shkencat e natyrës, Histori dhe shoqëri dhe Gjuha shqipe (lëndë zgjedhore) për klasën e VII dhe gjuha shqipe (gjuha e komunitetit) për klasën V.

Kompensimi për bartjen e të drejtës së autorit material për secilin nga tekstet shkollore është neto prej 327.510 denarë.
Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Në konkursin e publikuar, tregohen kushtet dhe mënyra e pjesëmarrjes, kriteret për përzgjedhjen e autorëve që do të aplikojnë dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohet. Afati i fundit për dorëzimin e teksteve është 15 janar 2024.

Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka respektuar afatin e dhënë nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri – që planprogramet e reja për klasën e shtatë të jenë gati deri në fund të vitit.

Byroja e Arsimit dhe Shkencës javën e kaluar ka dorëzuar në MASh planin mësimor për klasën e shtatë sipas konceptit për arsimin bazë, i cili zbatohet me faza dhe ministri Jeton Shaqiri njoftoi se do të fillojë procedura për përgatitjen e teksteve shkollore do të fillojë me publikimin e thirrjeve për autorë.