Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka reaguar mbi lajmin e shpërndarë në rrjete sociale, se presidenti rus Vladimir Putin kishte pësuar një atak në zemër gjatë fundjavës.
Ai ka mohuar këto deklarata, duke thënë se gjithçka është në rregull me Presidentin dhe se ky lajm është mashtrim absurd.
“Gjithçka është në rregull me Presidentin, ky është absolutisht një tjetër falsifikim dhe mashtrim absurd”, tha ai.
Lajmi u përhap nga një media e huaja e cila shkruante se presidenti rus Vladimir Putin pësoi një ‘arrest kardiak’ dhe u rrëzua në dhomën e tij të gjumit të dielën.
Në vitet e fundit, ka pasur raporte se Putin, 71 vjeç, ka probleme të shumta shëndetësore, por Kremlini i ka mohuar të gjitha raportet e tilla.