Një milionere e njohur pronash në Vietnam është dënuar me vdekje për rolin e saj në një vjedhje gjigante prej rreth 35 miliardë dollarë, mes një fushate te gjere e të kontestuar ‘anti-korrupsioni të qeverisë.
Truong My Lan, kryetare e kompanisë ndërtuese Van Thinh Phat, akuzohet se ka vjedhur paratë nga banka Saigon Commercial Bank (SCB) gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Autoritetet njoftuan sot se ajo është shpallur fajtore për përvetësim, ryshfet dhe shkelje të rregullave bankare, prandaj është dënuar me vdekje nga gjykata e kryeqytetit Ho Chi Minh.
Avokatët e miliarderes thanë se do të apelonin ndaj rastit të profilit të lartë, që është pjesë e një fushate të re anti-korrupsioni të shpallur nga qeveria.
Fushata anti-korrupsion e nisur nga zyrtarët ka përfshirë së fundmi në Vietnam dhe ish-presidentin Vo Van Thuong dhe dy zv. kryeministria.
David Brown, ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, tha për BBC: “Nuk ka pasur ndonjëherë një gjyq kaq publik sa ky. Lideri Nguyen Phu Trong dhe aleatët e tij po përpiqen të marrin kontrollin e Saigon, ose po përpiqen të mos e lënë t’u rrëshqasë nga duart”.