Mashtrohet 50 vjeçarja, ia morën 6 mijë euro për blerjen e një prone në Kodrën e Diellit

Një 50-vjeçare nga Tetovë ka raportuar në polici se është mashtruar gjatë blerjes së një prone në Kodër të Diellit, për të cilën thotë se ka paguar 6.000 euro.

Marketing

Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Më 25.04.2024 në 16:20 në SPB-Tetovë 50-vjeçarja nga Tetova ka raportuar se kishte qenë e mashtruar nga Gj.S. nga Tetova, kështu që gjatë vitit 2022 ajo kishte blerë pasuri të patundshme me lokacion në lagjen e vikend shtëpive në Kodrën e Diellit me një sipërfaqe prej 300 m², për të cilën në prani të vajzës së saj dhe një person tjetër nga Bogovina, kishte paguar 6000 euro. Sipas raportit, ajo e kishte mashtruar se procedura për transferimin e pronësisë është ende në komunë, por pasi që kishte kërkuar informacion nga komuna e kishin njoftuar se një lëndë e tillë tek ata nuk ekziston”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Tetovë.

Marketing