Sipas raportit, rreth katër muaj më parë, ajo ka kontaktuar në Facebook me personin, i cili është prezantuar si me origjinë maqedonase, se është i punësuar në ushtrinë amerikane dhe se aktualisht është në mision në Siri dhe se dëshiron të përfundojë misionin.
“Personi e informoi atë se duhej të paguante 10 mijë euro nëse donte t’i jepte fund misionit dhe i kërkoi asaj t’ia dërgonte paratë një personi në Turqi përmes një transferi të shpejtë parash, pasi gjatë kohës që ishte në mision nuk kishte qasje në llogarinë e tij bankare”, thonë nga MPB.
Gjithashtu theksojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.