Dy ditë më parë u përfol në media sërish ish partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla.
Edhe kësaj radhe ai u bë kryetemë për një mashtrim ndaj dy autosalloneve.
Sipas raportimeve Fisnik Syla mashtroi dy autosallone ku vlera që ai duhej të paguante dy vetura kapte shifrën 50 mijë euro.
Veturat e tipit “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Fisnik Sylës në prill të 2021, me pretendimin për t’i testuar dhe vozitur për një kohë të shkurtër, e më pas, pasi të bëhej bartja e pronës, Syla duhej t’ua paguante atyre 50 mijë euro.
Pas këtyre raportimeve ai ka reaguar përmes storjeve në ‘Instagram’, ku shihej sërish me një grumbull parash.
“Foln sa të doni, se spo ju dëgjohet…çdo herë që po folni për mua, thesari veç po më shtohet”, ka shkruar Fisniku në reagimin e bërë.
Kujtojmë se para këtij raportimi, ai u akuzua se kishte mashtruar edhe një kompani turistike, ku i kishte mashtruar duke paguar pushimet në Maldive me një çek falso, megjithatë Syla nuk pranoi asnjëherë një gjë të tillë.