Maska në rrugët e Parisit bëhet sërish e detyrueshme

Përdorimi i maskës bëhet sërish i detyrueshëm në rrugët e Parisit nga e premtja. Kjo për të përballuar “cunamin” e variantit Omicron, i cili ka shkaktuar një shpërthim në Francë.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur drejtoria e policisë së kryeqytetit francez, ku theksonte se maska ​​duhet të mbahet nga të gjithë personat mbi 11 vjeç. Përjashtohen ata në makina, çiklistët dhe ata që merren me sport.

Franca njoftoi sot 208,099 raste të reja me Covid-19 ishin shënuar në 24 orët e fundit, një numër që është një rekord i ri kombëtar. Pati edhe 184 vdekje, ndërsa numri i pacientëve në repartin e terapisë intensive u rrit me 53 në 3469.

96,291 persona kanë vdekur në spitale që nga fillimi i pandemisë.

Marketing