Matthew Palmer: SHBA-të presin partner të fuqishëm në Qeverinë e Maqedonisë që do të punojë për antarësimin e vendit në BE

SHBA-të presin  partner të mirë dhe të fuqishëm në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, tha përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, i cili mori pjesë në konferencë virtuale të “Ballkan Insajderi” në Uashington.

Marketing

“Tani është periudhë e negociatave për të formuar koalicion, i cili është proces i natyrshëm në sistemet parlamentare demokratike. Nga këndvështrimi i SHBA-së, ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duam të theksojmë është se ne presim partner të mirë dhe të fuqishëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, qeveri e cila është e angazhuar për të shfrytëzuar sa më shumë anëtarësimin në NATO, qeveri që është e angazhuar për të udhëhequr vendin përpara në rrugën për në Bashkimin Evropian”, tha Palmer.

SHBA-të, shtoi ai, presin që qeveria e re të angazhohet për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Qeveri që do të punojë për të promovuar paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, potencoi Palmer.

Ai theksoi se pavarësisht se çfarë lloj qeverie del nga koalicioni aktual i aktorëve politikë, do të mund të gjejë partner të fuqishëm dhe të mëtejshëm në SHBA nëse është i përkushtuar në përmbushjen e këtyre qëllimeve