Maturantët mbajtën provimin e dytë ekstern, pjesa më e madhe zgjodhën gjuhën angleze

Maturantët iu nënshtruan provimit të dytë ekstern të maturës shtetërore. Nga gjithsej 15.899 kandidatë, 14.320 kanë paraqitur gjuhën angleze. Matematikë kishin përzgjedhur 1.231 nxënës, gjuhë gjermane 118, tridhjetë kandidatë kishte për testimin në gjuhën fringe, 10 për gjuhën ruse, 15 filozofinë dhe 100 maturant kishin përzgjedhur estetikën. Gjithçka ka shkuar mirë thonë maturantët e gjimnazit Zef Lush Marku, pasi dolën nga testimi.

Marketing

“Matura shtetërore filloi në orën 10 të mëngjesit dhe zgjati 3 orë deri në ora 13.00. Kaluam super e kishim sot në lëndën e anglishtes, besoj që suksesi do e shohim si do na dalë, por kemi pritshmëri të mëdha. (pyetjet a ishin të vështira) Nuk ishin të vështira, pyetjet ishin si duhet të jenë besoj që do kalojmë super.”, tha një nxënës i gjimnazit “Zef Lush Marku”-Shkup.

“(Si kaluat?) Shumë bukur, ekstrem bukur, gjuhën angleze. Për nevë që kemi mësuar ishin shumë të lehta.”, u shpreh një nxënës i gjimnazit “Zef Lush Marku”-Shkup.

“Shpresoj që kemi pasë sukses, pyetjet nuk ishin edhe shumë të rënda, ishin material që i kemi mësuar këto katër vite, ju uroj sukses gjithë nxënësve.”, tha një nxënës i gjimnazit “Zef Lush Marku”-Shkup.

Edhe profesorët që ndoqën testimin thonë se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe presin që nxënësit të kenë suksese.

“Nëpër klasa maksimum kishte nga 15 nxënës, të gjithë ishin prezent, të gjithë kishin dokument identifikimi. U zhvillua në kushte normale dhe pa asnjë problem. Un isha në gjuhën angleze por kishte grupe edhe në gjuhën gjermane.”, tha Halime Demir Horuni, profesoreshë e SH “Boro Petrushevski”.

Testi i parë ekstern i gjuhës amtare dhe letersi u mbajt më 4 qershor. Rezultatet për dy provimet eksterne pritet të publikohen brenda 30 ditësh. Ata që nuk do ta kalojnë maturën shtetërore apo për ndonjë arsye nuk kanë pasur mundësi që ti nënshtrohen testimit në këtë afat, do të kenë mundësi që dy provimeve eksterne tu nënshtrohen më 10 dhe 12 gusht. Për ta përmbyllur procesin arsimor maturantët duhet tu nënshtrohen edhe dy testeve interne, sipas lëndëve të përzgjedhura dhe në bazë të orarit të caktuar nga shkollat.

Marketing