May gati për dorëheqje, pritet të njoftojë vetëm datën

Theresa May pritet të njoftojë datën e largimit të saj nga qeveria.

Marketing

Burimet thonë se presin që kryeministrja të japë një afat kohor për zgjedhjen e pasardhësit të saj, me 10 qershor që ka gjasa të jetë fillimi i garës zyrtare të lidershipit.
Ajo ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të saj të fundit për Brexit.

Që nga janari i këtij viti, parlamenti britanik ka hedhur poshtë tri herë marrëveshjen e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Britania është dashur të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars por kryeministrja, Theresa May, nuk arriti të bindë ligjvënësit britanikë për të votuar marrëveshjen e arritur me udhëheqësit e BE-së.

Marketing