May kërkon nga Parlamenti të mbështesin planin e Brexit

Kryeministrja konservatore, Theresa May i kërkoi sot deputetëve britanikë të mbështesin planin e saj për Brexit, duke u thënë se negociatat janë përfunduar në masën 95%, pavarësisht raportimeve se po përballet me një revoltë të mundshme brenda kabinetit të saj. May pritet t’u thotë parlamentarëve se Britania e Madhe dhe BE-ja kanë bërë progres të rëndësishëm që prej samitit të muajit të fundit me liderët e BE-së në Sazburg, në çështje që përfshijnë transportin, sigurinë dhe shërbimet, sipas një deklarate të publikuar para se ajo të mbajë fjalimin. Por e përditshmja “The Telegraph” raporton se ajo ka hasur vështirësi për të marrë mbështetje të dielën në një mbledhje me ministrat dhe rrezikon të përballet me një votë mosbesimi në Parlament.

Marketing
Marketing