May: Mund të bëj rikthim për Brexitin si Liverpooli kundër Barcelonës

Kryeministra e Britanisë së Madhe, Theresa May, e ka krahasuar veten me klubin e futbollit “Liverpool”, duke thënë se ajo do të mund ta bënte një rikthim të madh për Brexitin, ndonëse Evropa është duke fituar dhe koha po harxhohet.
Ajo i bëri këto komente gjatë reagimit ndaj këshillës së liderit të opozitës, Jeremy Corbyn, që ajo të marrë mësim nga Liverpooli se si të arrijë sukses në Evropë. Ky klub e mposhti Barcelonën me rezultat 4 me 0, ndonëse në ndeshjen e parë kishte pësuar humbje me rezultat 3 me 0.

Marketing

E ardhmja politike e kryeministres May është duke u luhatur për shkak se deputetët e partisë së saj po kërkojnë nga ajo që ta publikojë datën e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, pavarësisht sigurimit të marrëveshjes për një hap të tillë.

Sidoqoftë, kryeministrja la të kuptohet se ajo është ende e interesuar për ta arritur një marrëveshje para largimit.
“Kur e shohim fitoren e Liverpoolit kundër Barcelonës mbrëmë, ajo që mësojmë është se kur të gjithë thonë se ka mbaruar dhe kur kundërshtari evropian të ka mposhtur, se koha po harxhohet dhe se duhet të pranohet humbja, në fakt ne ende mund të arrijmë sukses nëse të gjithë bashkohen”, tha ajo, shkruan “The Guardian”.

Marketing