Mbahet konventa promovuese e kandidatit për president Stevo Pendarovski

‘Prej nesër e fillojmë betejën tonë të katërt të përbashkët për
Maqedoninë evropiane. Në vitin 2014 kur na u vodh fitorja, e promovuam
konceptin se shteti mund të mbrohet me arsye dhe të bashkuar, ndërsa jo
duke rrahur kraharorin, betejën e dytë e luftuam në vitin 2016, kur pas
fitores së bindshme në kryeqytet e paralajmëruam shkatërrimin e regjimit
dhe të tretën në vitin 2019 që ishte konfirmim i korrektësisë në rrugën
nëpër të cilën, unë edhe ju, të gjithë së bashku filluam ta ecim dhjetëra vjet
para kësaj’, theksoi mes tjerash para të pranishmëve Stevo Pendarovski.

Marketing

Në vazhdim sjellim fjalimin e Pendarovskit në konventën e tij promovuese.

Në javët e ardhshme, qytetarët maqedonas do të ballafaqohen
praktikisht me të njëjtën dilemë si para 10 apo 20 vjetësh, a t’ua japin
besimin kuazi patriotëve apo atyre të cilët dëshmuan se dinë ta
pozicionojnë Maqedoninë dhe t’i mbrojnë interesat e saj shtetërore në
botën në të cilën të mëdhenjtë i diktojnë rregullat.
Mbajmë mend se po ata të njëjtët politikanë dhe parti në vitin 2001,
në vend të Marrëveshjes Kornizë e ofruan opsionin e luftës, pa thanë se a
mund të ketë fitimtar në një luftë të tillë deri në shfarosje, sa do të jetë
çmimi në jetë njerëzish dhe a mund të vazhdojmë të jetojmë në të njëjtin
shtet nëse luftojmë në vend që të merremi vesh midis nesh?
Në vend të Marrëveshjes së Prespës ofruan dhe ofrojnë anulim të
saj, kurse, si alternativa, propozojnë izolim dhe anëtarësim në BRIKS,
organizatë në të cilën nuk ka asnjë shtet evropian, në të cilën janë anëtare
Etiopia dhe Irani, kurse një nga themeluesit është Rusia e cila para 2
vjetësh e sulmoi me armë fqinjin e vet sepse me demek është krijim
artificial, kurse gjuha dhe identiteti i tij janë shpikur nga komunistët. Ato
janë krejtësisht të njëjtat kuazi argumente të cilat i përdorin mohuesit e
qenësisë dhe identitetit maqedonas.
Po ata politikanë dhe parti nuk kishin qëndrim për Referendumin për
emrin në vitin 2018, nuk e shqiptuan publikisht as në ditën e votimit, kur
nuk e dimë a dolën nga shtëpia. Ata janë po ata të cilët thonë asnjëherë
Veriore, por nga Maqedonia e Veriut 5 vjet pa asnjëfarë problemi marrin
rroga funksionari si kryetarë komunash dhe deputetë dhe nuk u bie ndër
mend t’ua kthejnë mandatet qytetarëve.
Para 3 vjetësh kur me të gjitha fuqitë që i kishim në dispozicion
punonim në modifikimin e propozimit francez dhe kishim debate të vështira
me Sofjen për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, opozita i sabotonte haptazi ato përpjekje, kurse, disa komisarë evropianë, edhe atëherë edhe sot, aleatë strategjikë të tyre, të cilët sot ua punojnë programin zgjedhor, ishin haptazi në anën bullgare.
Të ashtuquajturit patriotë nuk ishin të aftë 11 vjet të kryejnë regjistrim
dhe ishin haptazi kundër që shteti ta organizojë edhe pas 20 vjetësh. Në
fund, vetëm për arsye që i dinë vetëm ata, u bënë thirrje qytetarëve të
bojkotojnë, për këtë arsye 130.000 maqedonas në vend dhe kush e di edhe
sa të tjerë në diasporë nuk u regjistruan fare.
Po të njëjtit njerëz nuk kërkuan falje as për aktin më të turpshëm në
historinë e shtetit maqedonas – 27 prill 2017, kur për herë të parë në
historinë moderne të Evropës, një parti në pushtet organizoi rebelim të
dhunshëm vetëm për të mos ia dorëzojë pushtetin atyre që morën besimin
e tyre të qytetarëve. Në vend të faljes, sot amnistia e dhunuesve të cilët
donin të vrisnin deputetët është pjesë e programit të tyre elektoral.
Nuk e dënuan kurrë atë që e bënë edhe të hënën e përgjakshme në
vitin 2012, kur opozita dhe mediat janë përzënë me dhunë jashtë Kuvendit.
Sonte midis nesh janë një pjesë e deputetëve viktima të asaj dhunë në atë
ditë të tmerrshme.
A ka mundësi që po këta të njëjtin njerëz, nesër të udhëheqin një
politikë më ndryshe? Jo, të nderuar qytetarë, të gjithë ne, i njohim shumë
shumë mirë. Prandaj mos i dëgjoni kur flasin, nuk do të jenë dhe nuk mund
të jenë më ndryshe sepse besojnë në vlera më të ndryshme nga unë dhe
nga të gjithë ju. Nuk duhet të prognozojmë aspak se çfarë politikash do të
kenë nëse vijnë në pushtet, sepse mbajmë mend çfarë ka ndodhur në 11
vitet e tyre – shtet i robëruar, mediume të likuiduara me represion të
zhveshur, kundërshtarët politikë në burg, gazetarët në burg për fjalën e
shkruar (disa prej tyre janë sonte midis nesh) dhe asnjë funksionar aktiv i
vetëm i tyre, në paraburgim.

Maqedonia ka mundësi si shtet demokratik dhe me prosperitet vetëm
nëse i ruan vitale dy vazhdimësitë e saj strategjike: integrimet euroatlantike
dhe marrëdhëniet ndëretnike. Vazhdimësia jonë politike në atë kuptim
është e njohur, kurse, e tyrja është refuzimi i vazhdueshëm i kompromiseve
të cilat e ruajnë në mënyrë të pakontestueshme dinjitetin tonë nacional,
gjuhën dhe identitetin tonë.
Opozita e tanishme ka qenë 11 vjet në pushtet, kurse, nuk mori asnjë
vendim të vetëm të rëndë. A e dini pse? Sepse nëpërmjet marrjes së
vendimeve strategjike realizohen interesat nacionale në afat të gjatë, por, në afat të shkurtër humbet rejtingu, kurse me vendime populiste ruhen kolltukët dhe paratë, por jo edhe interesat e shtetit dhe të qytetarëve.
Dallimet midis nesh dhe atyre kanë qenë gjithmonë drastike – edhe dikur edhe sot. Si koordinator kombëtar për NATO-n i udhëhoqa negociatat për anëtarësim në Aleancë me të cilin e siguruam në afat të gjatë mbijetesën e shtetit. E mbështeta Kornizën negociuese evropiane me të cilën jo vetëm që i filluam negociatat pas 17 vjetësh pritje, por u dakorduam me Brukselin që gjuha maqedonase të jetë një nga gjuhët zyrtare të
Bashkimit Evropian.

Filozofia ime jetësore dhe edukimi shtëpiak kanë qenë gjithmonë
kundër thellimit të ndarjeve midis njerëzve në bazë të prejardhjes së tyre
etnike. Për fat të keq, opozita dhe kandidatët e tyre i kanë shtyrë dhe i
shtyjnë politikat të cilat i thellojnë ndarjet, më parë midis maqedonasve dhe
shqiptarëve, kurse sot edhe midis maqedonasve. Te ta nuk kishte përçarje
vetëm kur i kanë përgjuar telefonat e 25 000 qytetarëve tanë, sepse i kanë
përgjuar të gjithë – edhe të vetët në parti edhe të vetët në familje.

Nuk mund t’i kritikojmë të tjerët, nëse nuk shohim edhe në radhët
tona dhe nuk i konstatojmë edhe gabimet tona. Gabime nuk kishim për
çështjet strategjike, por, në raport me disa politika apo vendime kadrovike,
kishim gabime. Dështimi ynë më i madh ishte se mbetëm në gjysmë të
rrugës në realizimin e sloganit kryesor në revolucionin e vetëm autentik
qytetar në historinë tonë “Nuk ka drejtësi nuk ka paqe”.
Në atë kuptim, nuk mund ta kthejmë kohën, por, është e
domosdoshme të ndërmarrim obligimin për veting të tërësishëm të të gjithë
gjykatësve dhe prokurorëve, por, para së gjithash, ndaj nesh, politikanëve.
Të gjithë ata të cilët i mbajnë me qëllim lëndët në sirtarë me vite ose nuk
mund të dëshmojnë se si prej rrogës kanë fituar miliona, duhet të
shkarkohen nga funksionet dhe të qëndrojnë në burg e jo të ndajnë drejtësi
ose të konkurrojnë për funksion politik.
Po dëgjoj se edhe opozita paralajmëron veting të politikanëve,
kërkojnë që organet kompetente të kontrollojnë a e ka zmadhuar cilido prej
nesh në mënyrë të pabarabartë pronën e vet. Unë e mbështes këtë
propozim dhe i shtoj edhe një paragraf – ta kontrollojmë pronën tonë dhe të
afërmve tanë, jo vetëm për 5 vitet e kaluara, por që nga viti 1990 deri më
sot, e të shikojmë se a do ta kalojnë atë testim ata të cilët i kanë shkelur
sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Jugosllavisë së atëhershme dhe cilët pa Ligj për denacionalizim e kanë pronësuar pronën shtetërore për vete, sepse është sekret publik se e kanë zmadhuar në mënyrë disproporcionale pronën e vet.
Opinioni maqedonas është dëshmitar se si president, pesë vjet, në
vazhdimësi, i dënoj publikisht gabimet e të gjithëve të cilit i kanë shkelur
ligjet, duke përfshirë edhe ata të cilët më mbështetën. Shumë prej tyre m’u
hidhëruan edhe publikisht edhe privatisht, duke thanë se ne e zgjodhëm,
kurse ai na kritikon, megjithatë, unë nuk kërkova mandat që të vjedh nga
populli, por ta ndihmoj të jetojë më mirë.
Prandaj sonte përsëri e kërkoj besimin prej jush, qytetarëve, sepse
mund t’ju shikoj në sy dhe të them, në 5 vitet e kaluara pas emrit tim nuk ka
asnjë aferë, asnjë rast korrupsioni, provizionesh ose tenderësh të montuar.
Të dashur bashkëqytetarë,
Nëse e fitoj besimin tuaj edhe në 5 vitet e ardhshme do të vazhdoj të
punoj për rrogë, kurse jo për përqindje, do të vazhdoj t’i trajtoj të gjithë
njerëzit në mënyrë të barabartë pavarësisht se cilit popull i përkas apo për
cilën parti votojnë, do të vazhdoj të bashkëpunoj dhe t’i respektoj të rinjtë
suksesi profesional i të cilëve nuk ka të bëjë me lidhjet partiake dhe
familjare, do të vazhdoj t’i ndihmoj të shtypurit të fitojnë trajtim njerëzor dhe
drejtësi në bashkësinë ku jetojnë dhe do të vazhdoj ta kritikoj krimin dhe
korrupsionin e lartë të kujtdo në shtet, duke përfshirë edhe ata të cilët më
kanë mbështetur dhe kanë votuar për mua.
Të nderuar miq,
Dhe kur në vitin 2014 dhe në vitin 2019 në fletën e votimit ishim numri
3, ishim numri 1.
Jam i bindur se edhe më 8 maj do të jemi në krye!
Ju paça gjallë e me shëndet të gjithëve!
Qoftë e përjetshme Maqedonia!