Mbahet manifestimi “Pena ime” në Kumanovë dhe në Likovë

Dje përfunduan me sukses dy manifestimet multimediale “Pena ime” në Kumanovë dhe në Likovë, të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’.
Manifestimi në Kumanovë u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit të Administratë- Biznesit, kurse në Likovë në amfiteatrin e hapur të gjimnazit “Ismet Jashari”.
Kryetari i Klubit, Sunaj Raimi, duke përshëndetur të pranishmit theksoi rëndësinë e këtij organizmi, i cili pas disa viteve rikthehet në mesin e artdashësve, me një dedikim të posaçëm për mërgimtarët tanë.
Me vargjet e tyre u prezantuan poetët e pranishëm, si Ismail Ganiu, Etem Xheladini, Sunaj Raimi, Selajdin Shabani, Sevdail Demiri, Fatos Rushiti dhe Emrah Bilalli.
Manifestimi u udhëhoq nga sekretari i klubit Emrah Bilalli, kurse disa pika muzikore u interpretuan nga violinistja e re Elona Islami si dhe në piano nga profesori i muzikës Eroll Ganiu.
Manifestimin në Likovë e përshëndeti edhe kryetari i komunës, Erkan Arifi, duke e falënderuar organizarorin për krijimin e ambientit të bukur artistik. 

Marketing
Marketing