Mbahet panel diskutimi “Gjendja e gjuhës serbe në sistemin arsimor në mësimdhënien e rregullt dhe atë zgjedhore në RMV”

Në kuadër të shënimit të 27 janarit – Ditës Nacionale të Serbëve në Maqedoninë e Veriut u mbajt sot panel diskutimi me temë “Gjendja e gjuhës serbe në sistemin arsimor në mësimdhënien e rregullt dhe atë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” të organizuar nën përkujdesin e Drejtorisë për zhvillimin e arsimit në gjuhën e pjesëtarëve të bashkësive të udhëhequr nga drejtoresha znj. Rozita Bllagojeviq.

Marketing

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive z. Xhabir Doko, Konzuli i Republikës së Serbisë në vendin tonë znj. Aleksandra Gjurica, deputeti z. Mirosllav Jovanoviq, drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive z. Eran Kurtish, drejtori i Drejtorisë për afirmimin dhe avancimin e kulturës të pjesëtarëve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Admir Ujkanoviq, përfaqësuesja e Misionit të OSBE-së znj. Katerina Zhivkoviq, drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe mësimdhënës.

Gjatë bashkëbisedimit u shqyrtuan sfidat e komunitetit serb në procesin arsimor në vend dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të interkulturalizmit, si proces i domosdoshëm për njohjen dhe respektimin e diversitetit gjuhësor dhe kulturor që paraqet predispozitë themelore të jetës më cilësore në bashkësi.