“Sot, në hapësirat e Bankës Popullore është mbajtur seanca e shtatë e rregullt me rradhë e Komitetit për stabilitet financiarë. Komiteti përbëhet nga guvernatorja e Bankës Popullore Angelovska-Bezhoska dhe zëvendësministrja e financave Elezi si dhe dhjetë përfaqësues të lartë nga të dy institucionet. Në seancën e Komitetit janë shqyrtuar çështje që janë me rëndësi për stabilitetin financiarë në vend.
Në bazë të Rapotit të fundit për stabilitet financiarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, që ishte miratuar nga ana e Këshillit të BPRMV më 25 korrik të vitit 2019, ishte vendosur se stabiliteti ekonomik ka qenë i përmbajtur në vitin 2018, po ndërkohë është thelluar ndërmjetësimi financiarë. Institucionet financiare funksionojnë në një ambient relative të volitshëm vendor, ndërsa rreziqet nga ndikimi ndërkombëtarë kanë qenë të kufizuara.
Janë diskutuar tendencat kryesore të segmenteve të sistemit financiarë për vitin 2018, duke ju kushtuar theks të veçantë rreziqeve që i ekspozohen institucioneve financiare në punën e tyre, si dhe raportet dhe aktivitetet mes tyre. Gjithashtu është vendosur se lidhja ndër-sektoriale midis segmenteve individuale institucionale të sistemit financiar dhe mundësia e tejmbushjes së rrezikut nga një segment në tjetrin, është në nivel të ulët.
Në sistemin bankar, si një segment kryesor i sektorit financiar, treguesit e ekspozimit të rrezikut janë përmirësuar, dhe testet e stresit tregojnë një aftësi të mirë për të ‘thithur’ goditjet e mundëshme. Zhvillimet e favorshme në tregjet e kredisë dhe depozitave vazhduan dhe intensifikohen në kushtet e menaxhimit të kujdesshëm të rrezikut dhe përmirësimit të profilit të rrezikut të bankave. Gjithashtu, sektori bankar i eurozonës, ku ndodhen shumica e njësive të huaja të bankave tona, është i qëndrueshëm, i kapitalizuar në mënyrë të duhur dhe rezistent ndaj goditjeve.
Gjatë seancës së Komitetit, theks i veçantë i’u kushtua veprimtarive të institucioneve të tjera financiare, duke arritur në përfundimin se ato kanë një vëllim relativisht të vogël të veprimtarisë dhe nuk paraqesin një burim rreziku më të madh për stabilitetin e përgjithshëm financiarë në vend. Pjesa e secilit prej këtyre segmenteve institucionale nuk është më e lartë se 1% e totalit të aktiveve të sistemit financiar, dhe pjesa e tyre në asetet e përgjithshme të sistemit financiar është vetëm 2,2%. Megjithatë, u vërejtë rritja e lartë, dyshifrore në aktivitetet e kompanive financiare, ndërmarrjeve të qiradhënies, fondeve të investimeve dhe ndërmarrjeve të brokerimit në vitin 2018. Në këtë kontekst, në mbledhjen e Komitetit u theksua se ishte e nevojshme të monitorohen më nga afër aktivitetet e tyre, veçanërisht rritja e shpejtë e veprimtarive të kompanive financiare.
Në vitin 2018, mbikëqyrja dhe rregullimi i sistemit financiar dhe veçanërisht të sistemit bankar i nënshtroheshin një kontrolli të detajuar, të kryer nga FMN dhe Banka Botërore, nën të ashtuquajturën “krizë financiare”, misioni FSAP, i cili vlerësoi pozitivisht standardet e brendshme mbikëqyrëse dhe rregullatore në lidhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht në këtë fushë. Ky mision gjithashtu bëri disa rekomandime të dobishme se si të përmirësohet korniza makro-prudente e vendit dhe të monitorohen rreziqet sistemike. Gjithashtu u rishikuan rekomandimet për përmirësimin e veprimtarive për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe rekomandimet për krijimin e një kornize për zgjidhjen e bankave, të cilat do të mundësojnë që korniza ekzistuese të përmirësohet dhe të jetë plotësisht në përputhje me direktivat përkatëse europiane. Në mbledhjen e Komitetit, janë shqyrtuar këto gjetje dhe rekomandime të misionit FSAP, dhe gjithashtu është diskutuar edhe hapat dhe dinamikat për zbatimin e tyre.” – thotë Elezi