Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Delegacionit të BE-së Samuel Zbogar. Në takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka me Delegacionin e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit në kohën e zhbllokimit të negociatave të BE-së, dhe veçanërisht në shqyrtimin e ardhshëm të Progresit të Republikës së Maqedonisë Veriore në Kapitullin 27 që ka të bëjë me mjedisin jetësor.
Në takim u shkëmbyen informacione mbi realizimin e tanishëm të projekteve të mbështetura përmes programeve të IPA-s, si dhe gatishmërinë për ta intensifikuar këtë bashkëpunim në periudhën e ardhshme.