Mbahet takimi i parë i Miqve të Maqedonisë së Veriut në Europarlament

Në Parlamentin Evropian dje pasdite u mbajt takimi parë i grupit joformal “Miq të Maqedonisë së Veriut” me nismë të eurodeputetes sllovene, Irena Joveva, nga radhët e Liberalëve.

Marketing

“Me këtë grup të miqësisë duam t’i promovojmë dhe kultivojmë raportet mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Vendimi i paradokohshëm i pakicës bllokuese në Këshill nuk duhet t’i dekurajojë njerëzit në Maqedoninë e Veriut sepse ata kanë miq të vërtetë në Parlamentin Evropian, të cilët duan ta mbajnë zgjerimin dhe rrugën reformuese të vendit në fokus”, porositi Joveva pas takimit në grup.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe shefja e misionit të Maqedonisë së Veriut në BE, Agneza Rusi Popovska, e cila mbajti fjalim hyrës.

Grupi joformal “Miq të Maqedonisë së Veriut” duhet të jetë forum për diskutim për eurodeputetët që i mbështesin aspiratat evropiane të vendit.

Irena Joveva shfaqi shpresë se platforma do të jetë në ndihmë të vendeve në këto “kohëra të ndjeshme, por të rëndësishme”.