Mbajti fjalim në PE, eurodeputetët ngrihen në këmbë dhe nderojnë Vjosa Osmanin

Mbajti fjalim në PE, eurodeputetët ngrihen në këmbë dhe nderojnë Vjosa Osmanin
Në përfundim të fjalimit historik të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Europian, të gjithë eurodeputetët u ngritën në këmbë.

Marketing

Por jo vetëm, në nderim të fjalës së saj, salla gumëzhiu nga duartrokitjet.

Sot ishte hera e parë në historinë e Kosovës që një president mban fjalën në Parlamentin Evropian.

Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani nisi adresimin e saj në Parlamentin Evropian.

Ajo falenderoi gjithë mbështetjen e Perëndimit ndërsa u bëri thirrje që Evropa të qëndrojë e palëkundur pranë Kosovës.

‘Sot jam e nderuar që jam presidentja e parë që mbaj fjalën në Parlamentin Evropian. Sot jam këtu për të folur për shtetin e pavarur për Kosovës, por edhe për t’ju thënë faleminderit. Qëndroni të palëkundur pranë nesh.”- tha Vjosa Osmani.