Mbajtja obligative e maskave, qytetarët me vlerësime të ndryshme

Përderisa qeveria ka paralajmëruar denime për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk do të respektojnë vendimin për të mbajtur maska , jo të githe kanë aplikuar mbajtjen e të njejtës. Për disa nga qytetarët respektimi i rekomandimeve është në vend të parë,disa prej tyre kanë vështirsi finansiare në sigurimin e të njejtave ndërsa pjesa tjetër e shef si pengëse.

Marketing

“Ka njerëz të cilët nuk kanë para për të blerë maska. Unë 45 ditë nuk jam në punë, ndërsa shteti nuk më ka dhënë asgjë, harxhojmë vetëm prej xhepit tonë. 1 maskë mundesh ta mbash vetëm 3 orë, nëse je tërë ditën jashtë të duhen 100 den, ndërsa për një muaj 50 euro”.

“E kam maskën me vete në xhep, por nuk e kam vendosur. Kam probleme me frymëmarjen dhe duhet të marrë ajër, por ku ka nevojë e vendosi maskën”.

“Nuk ka as maska, as asgjë, ndërsa korona është gënjeshtër. Qeveria le të fillon të dënojë veten”.

“Masat e Qeverisë i respketojmë sipas mundësive. Në vende të hapura ku nuk mundemi të mbajmë distancën i shfrytzojmë maskat, ku nuk ka nevojë jo. Mendoj se nuk është mirë të fillohet me dënime, vetë qytetarët duhet të ruajnë veten”.

“I kemi me vete maskat ku ka nevojë nëpër markete, barnatore i vendosim. Unë nuk mund ta mbaj gjithë kohën se kam probleme shendetësore, por aty ku është e patjetërsueshme e respktojmë ligjin. Nuk është mirë të dënohen përsëri të varfërit do të kenë më shumë probleme ndërsa nuk është problem për të pasurit”.

“Shumë rallë dalë nga shtëpia, por kur dalë i respketoj rekomandimet e qeverisë. Shoh që ka edhe prej atyre që nuk vendosiN maska dhe nuk jam kundër që të fillohet me dënime” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Edhe pse ishte paralajmëruar se policia prej fillimit të muajit maj do të fillojë me verejtje dhe denime ndaj qytetarëve të cilët nuk do të mbajnë maska, pas gjendjes së konstatuar gjatë vikendit për mos respektim të kësaj mase nga ministria e shëndetsisë kanë kërkuar që të implementohet kjo masë sa më parë që të jetë e mundur.

Dënim prej 20 euro është paraparë për qytetarët të cilët në vende publike nuk do të përdorin maskë apo shall.