Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për “Tuttomercattoweb.com”. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit u ka treguar italianëve lojtarët e Kombëtares kuqezi. Ai ka dhënë mendimin e tij mbi disa prej futbollistëve më të spikatur të Shqipërisë, si dhe u kërkon të mbajnë shënim emrin e Mitajt, pasi mund të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen.
“(Asllani) Lojtar i mirë, në perspektivë. Ai është vetëm 21 vjeç, ai mund të bëhet një lojtar i madh… Një lojtar i mirë. Ai na ndihmoi shumë, luajti pothuajse gjatë gjithë kohës dhe e bëri shumë mirë. Në Faroe gjithashtu shënoi një gol të bukur”.
Bajrami? Ai është një lojtar i madh, teknik, më tekniku në ekipin tonë. Shikoni golin që shënoi në Çeki, në barazimim vendimtar, ku ne mbetëm në lojë. Dhe kemi djem të tjerë shumë të mirë, shënoni emrin Mitaj. Ai luan në Rusi, por mund të bëhet një top lojtar.
Ramadani? Është një njeri i mirë para se të jetë një futbollist i mirë. Ai është zemra e ekipit. Ai vrapon shumë në fushë si në ekipin kombëtar, ashtu edhe me Leçen. Jam i lumtur që ai po luan mirë në Serie A”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/