Real Madridi e ka rrëzuar edhe njëherë tjetër Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.
“Los Blancos” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj “Citizens”, pasi paraprakisht kishin triumfuar 3:2 në ndeshjen e parë.
Ishte nata e yllit francez, Kylian Mbappe që shënoi të tre golat e vendasve
Të parin e shënoi qysh pas katër minutave lojë me një parabolë të bukur, pas asistit perfekt nga Asencio.
I dyti erdhi në minutën e 33-të pas asistit nga Rodrygo, kurse në të tretin francezi u asistua nga Valverde në minutën e 61-të.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit i realizuar në minutën e dytë shtesë nga Nico.
Me këtë fitore, Real Madridi do të vazhdojë garën në 1/8 e finales ku do të përballet me Atletico Madridin ose Bayer Leverkusenin.
Në anën tjetër, këtu merr fund rrugëtimi i Manchester Cityt në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.