Mbappe: Prisja momentin të shënoja në këtë stadium legjendar

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është shprehur i lumtur me dygolëshin në fitoren e Real Madridit ndaj Real Betis.

Marketing

Reprezentuesi i Francës gjatë kësaj verë iu bashkua gjigantit spanjoll nga PSG-ja.

Mbappe thotë se ka e pritur këtë moment për të shënuar në një stadium legjendar siç është ‘Bernabeu’.

“Është një moment i bukur, prisja momentin që do të shënoja në këtë stadium legjendar, më i miri në botë”, tha Mbappe.

Sipas tij, fitorja ndaj Betisit është e rëndësishme për Real Madridin.

Mbappe thotë se ndihet i lumtur në Madrid.

“E rëndësishme ishte fitorja, pas Las Palmas ishte e rëndësishme vetëm fitorja. Ndihem mirë. Jam i lumtur këtu dhe njerëzit më mbështesin shumë”, ka theksuar Mbappe.

Marketing