Reali po fiton 2:0 ndaj Atalantas në Superkupën e Evropës. Ndeshja po luhet në Varshavë.
Pjesa e parë e Superkupës mbyllet baras
Pjesa e parë e Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas është mbyllur pa gola.
Te fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, debutoi në ndeshje zyrtare Kylian Mbappe, që iu bashkua madrilenëve në verë nga Paris Saint-Germaini.
Të dyja skuadrat patën rastet për të shënuar.
Atalanta e Berat Gjimshitit e qëlloi shtyllën me mesfushorin Marten de Roon në minutën e 25-të.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, i pafat ishte edhe Rodrygo, kur për pak sa nuk shënoi supergol. E qëlloi transversalen.
Ballafaqimi mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës po zhvillohet në Varshavë.
Real Madridi e synon trofeun e gjashtë të Superkupës së Evropës, ndërsa Atalanta të parin.