Mbarëvjtja e procesit mësimor, Nedelkov: Modeli t’i përshatet nivelit komunal

Shkollat në vendin tonë nuk përballen me kushte të njejta për punë, prandaj nuk duhet të unifokohet një model për mësim, konsideron Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Marketing

Në intervistën për Evropën e Lirë, Nedellkov konsideron se këshillat shkollore duhet të marrin vendim  për mënyrën e mbarëvajtjes së mësimit  nga shtatori.

“Ne si sindikat konsiderojmë se do të ishte më adekuate të pranohet zgjidhja e cila më së shumti do të përgjigjet në nivel lokal ,dhe konsideroj se këshilli shkollor duhet të vendos për mënyrën se si do punojë një shkollë e caktuar. Ne të gjithë e duam punën, jemi kreativ dhe arritëm me sukses të përfundojmë vitin shkollor duke mos humbur asnjë ditë mësim, por sa i njejti do të jetë i frytshëm mbetet  të tregojnë analizat. Mendoj se me fillim nga e hëna do të fillojnë trajnimet aktive për zbatimin e mësimit online” – u shpreh Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Sa i pëket asaj se sa mësimdhënësit janë të përgaditur për mësimin online, për të cilin ka paralajmërime se do të realizohet për nxënësit nga klasa e katërt Nedellkov vlerëson se pavarësisht përzgjedhjes së modelit, mësimdhënësit duhet të përgaditen për trajnimet për zhvillimin e mësimit online.