Mbaroi afati, katër kandidatë për kryetar të LSDM-së

Në ora 16:00 skadoi afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të LSDM-së. LSDM-ja brenda afatit ka pranuar katër kandidatura: Dimitar Kovaçevski, Frosina Remenski, Vllastimit Aleksovski dhe Jovan Despotovski, bëjnë të ditur nga partia për “Fokus”.

Marketing

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të analizojë dhe verifikojë kandidaturat që plotësojnë kriteret e deklaruara.

Sipas Statutit, LSDM-ja zgjedh kryetarin e partisë në zgjedhje të drejtpërdrejta, të jashtëzakonshme brendapartiake. Me vendim të Këshillit Ekzekutiv të datës 26 nëntor 2021, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë shpallur dhe do të mbahen më 12 dhjetor 2021 (e diel).