Mbërrijnë 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19

Kanë arritur 200.000 vaksina kineze kundër Covid-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Vaksinat janë prodhim i kompanisë kineze Sinopharm.

Marketing

Ministri Filipçe njoftoi se për transportimin si dhe shpërndarjen është angazhuar Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vaksinat janë siguruar përmes kontratës së drejtpërdrejt me prodhuesin.

Me shpërndarjen e tyre në pikat rajonale të vaksinimit në gjashtë qytete në të gjithë vendin, pas pushimeve pritet të nis imunizimi masiv i popullsisë. Deri më tani, në vendin tonë kundër Covid-19 janë vaksinuar rreth 60,000 qytetarë.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=987792581957800&ref=watch_permalink&t=981