Mot me diell dhe i ngrohtë

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite dhe kryesisht në lindje do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë afatshkurtër të izoluar.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 24 deri 29 gradë.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.

Deri të hënën nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore dhe rrymës ajrore jugore do të ketë temperatura dukshëm më të larta të cilat në disa vende do të jenë edhe mbi 30 gradë. Të shtunën nga fundi i ditës dhe gjatë natës kah e diela në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të shiut lokal.

Marketing