Rreth orës 13:30 të mesditës së sotme kanë mbërritur në pikën kufitare të Morinës trupat e pajetë të emigrantëve shqiptarë të Kosovës nga aksidenti në Kroaci.
Mësohet se karvani i makinave që i solli ato udhëtoi nga Kroacia, përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Janë tri makina që kanë kaluar kufirin në Vërmicë e që do të asistohen nga 5 makina të tjera ndihmëse. Në secilën makinë janë vendosur nga një lule në shenjë nderimi.
Ndërkohë nga mediat është mësuar se trupat e emigrantëve të vdekur në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim.
Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet po këtë pasdite.