Mbërrin Brexit, dita e fundit e Britanisë në BE

Pika e moskthimit të Brexit tashmë mbërriti. Nga nesër Britania e Madhe dërgon në arkiva pak më shumë se 47 vjet të historisë së përbashkët me Bashkimin Evropian.

Marketing

Histori e një partneriteti brilant dhe shpeshherë kontradiktor, por jo pa përfitime reciproke, u kthehet mendimeve hipotetike mbi një të ardhme të pasigurt dhe të papërcaktuar për fatin e ishullit.

Por, çfarë ndryshon në të vërtetë?

Në një vështrim afatshkurtër asgjë duke pasur parasysh se shkëputja nga rregullat aktuale nga tregu i përbashkët, zakonet e përbashkëta, lëvizja e lirë e njerëzve, juridiksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë do të jenë aktualisht të pandryshueshme, deri në fund të periudhës së tranzicionit të butë, që përkon me datën 31 dhjetor 2020.

Numërimi mbrapsht

Ora 23:00 britanike dhe mesnata (00:00) e Evropës Qendrore të 31 janarit po afron. Nga një minutë në tjetrën dhe mbi tre vjet e gjysmë nga fitorja e referendumit të vitit 2016 (1 317 ditë për saktësi) Londra dhe Brukseli gjenden të ndara, megjithëse do të ruajnë ende ”status quo”-në për të paktën 11 muaj, në pritje të negociatave me parametrat e rinj të raporteve mbi tregtinë dhe sektorë të tjerë.

Si efekt të menjëhershëm, Bashkimi Evropian do të ketë 66 milionë qytetarë më pak dhe do të humbasë për herë të parë një vend në historinë e tij të zgjerimeve të njëpasnjëshme: duke e gjetur veten me 446 milionë banorë dhe me 5,5% territor më pak.

Institucionet

Rënia e simboleve britanike do të përcillet edhe në pallatin e Brukselit, larg flamujve europianë duke vendosur perden e një epoke të re.

Britania e Madhe kthehet të jetë një vend i tretë, siç kishte qenë para vitit 1973, duke larguar nga Parlamenti Evropian 73 deputetë, duke lënë vende të lira për anëtarët e klubit të vjetër dhe duke i mbajtur ”të ngrira” për anëtarët e ardhshëm nga Ballkani (27).

Londra do të duhet të heqë dorë nga Komisari Evropian dhe do të largohet menjëherë nga mbledhjet e 27 anëtarëve të tjerë.

Kryeministri Boris Johnson nuk do të jetë më i ftuar në Këshillin Evropian.

Qeveria e tij dhe diplomatët britanikë nuk do të marrin më pjesë në asnjë takim dhe nuk do të mbajnë më asnjë fjalim për vendimet e marra, sado që do të vazhdojnë të kontribuojë në buxhetin e Komunitetit deri në rraskapitje e tranzicionit.

Qytetarët britanikë do të jenë të përjashtuar nga të gjitha garat për postet e zyrtarëve të BE-së.

Të drejtat e qytetarëve

Një nga temat më delikate të divorcit, është ajo e lëvizjes së lirë së qytetarëve si dhe problemet që do të hasë shkëputja nga BE.

Vlerësohet se në Britaninë e Madhe jetojnë 3,6 milionë qytetarë të vendeve të BE-së, ndërsa qytetarë britanikë të shpërndarë në të gjithë kontinentin evropian mendohet të jenë 1,2 milionë.

Sipas marrëveshjes së divorcit, të gjithë emigrantët e regjistruar si rezident deri më 30 qershor të vitit 2021, do të mbajnë reciprokisht të njëjtat të drejta që kanë pasur deri më sot, sikurse Brexit të mos ekzistonte.

Me të ndalimin e lëvizjes së lirë në 2021 dhe prezantimin e rregullave të reja sipas një regjimi të imigracionit britanik, pritet të ketë një mosbarazim thelbësor midis qytetarëve europianëve dhe qytetarëve ekstra Schengen.

Pritet që në kufijtë britanikë të aplikohet hyrja me pasaporta të detyrueshme dhe jo më karta identiteti, rregulla më të rrepta për të qëndruar në punë si dhe rregulla më të lehta mbi vizat për turistët.

Negociatat

Negociatat për ndarjen nga BE kanë përfunduar. Ekipi negociator evropian i kryesuar nga Michel Barnier në muajt e ardhshëm pritet të diskutojë marrëdhëniet e ardhshme me ”Downing Street”, të udhëhequr nga David Frost.

Bisedimet priten të fillojnë në muajin mars, por komisioneri Barnier po planifikon që tani oraret e ngjeshura të takimeve delikate që priten të zhvillohen.

Pritet që diskutimet më të rëndësishme të jenë ato të marrëdhënieve tregtare.

Kryeministri Johnson do të synojë tregtinë e lirë me të 27 vendet, “zero detyrime dhe kuota zero”, por koha nuk premton, detajet teknike janë komplekse, me pengesa dhe konflikte të shumta të paparashikueshme