Mbërrin në Shkup ambasadorja e re e SHBA-ve, Kate Byrnes

Pas Jess Baily në Maqedoninë e Veriut ka zbarkuar ambasadorja e re, Kate Byrnes e cila në ambientet e ambasadës së SHBA-ve në Shkup është pritur nga ushtruesja e kësaj detyre deri tani, Micaela Schweitzer-Bluhm. Byrnes është diplomat karriere, veteranë me përvojë 24 vjeçare. Deri tani ka punuar si këshilltarë për marrëdhënie me opinioni në Ambasadën e SHBA-së në Madrid-Spanjë, ish përfaqësues civil në Departamentin e Shtetit në grupin operativ Baston/Broniko në aeroportin Xhalalabad-Afganistan dhe këshilltar për marrëdhënie me opinionin në Misionin e SHBA-së në NATO.

Marketing

Byrnes ka magjistruar në Universitetin “George Town” në Uashington. Ajo flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke, përcjell Shenja.

Nga shtatori 2017 punon në pozitën zëvendës-ambasadore në Ambasadën e SHBA-së në Athinë.
Një detaj nga biografia profesionale tregon se ardhja e saj në Maqedoni mund të jetë befasi vetëm për ata që nuk i ndjekin zhvillimet politike në vend nga Përzhino deri tani.

Pikërisht Byrnes është kyçur në mënyrë aktive në shprehjen e qëndrimeve amerikane dy vitet e kaluara- nga Marrëveshja e Përzhinos, PSP, kriza politike e shkaktuar nga Ivanov për të mos i dhënë mandatin Zaevit deri tek ngjarjet e 27 prillit.

Kate Marie Byrnes ishte zëvendës shef i misionit të SHBA-së në OSBE. Pikërisht nga Vjena, në disa raste, ka transmetuar qëndrimin e administratës amerikanë në kontekst të krizës politike.

Ajo pritet të mbajë mandat pesë vjeçar në Maqedoni kurse sot ajo ju është drejtuar të punësuarve në ambasadë.