Mbërritën 980 aparate “fingerprint”, Dashtevski: Presim shumë shpejt aparatet e tjera

Ka mbërritur edhe sasia e dytë e terminaleve për skanimin e gjurmëve të gishtërinjve , që për herë të parë do të përdoren në këto zgjedhje. Në rrjedhë është edukimi i anëtarëve të organeve zgjedhore, e paralelisht po rrjedhin edhe të gjitha aktivitetet e tjera.

Marketing

“Janë gjithsej 980 aparate, ato do të ruhen në Shtëpinë e ARM së sepse nuk kemi shumë hapsirë në KSHZ dhe pas zgjedhjeve do të dërgohen në ndonjë depo ku do të jenë të sigurta. Për dy tre ditë do të arrijë dërgesa e dyte dhe e tretë. E kemi të ditur se me 24 shtator mbyllet Kodi Zgjedhor, i njejti ishte në përpunim eletronik që të mund më vonë të shtypet, nga e marta mund të fillojë plotësimi dhe nëse organizohet mirë çdo gjë do të përfundojë një javë para zgjedhjeve, do të mbetet vetëm distribuimi i aparateve.”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.