Me mbështetje të USAID-it dhe UNICEF-it, 2.350 pako dhe produkte higjienike do të shpërndahen për familjet në shtet prej të cilave 1.000 në Shuto Orizare, 500 pako për familjet në lagjen Trizlla në Prilep, 500 pako për familjet nga Bajro në Manastir, 250 pako për familjet nga lagjja Keramidnica në Gostivar dhe 100 pako për familjet nga lagjja Cërnik në Dellçevë.
Kryeministri Oliver Spasovski dhe ambasadorja e SHBA-së në shtet Kejt Bërns sot e vizituan qendrën e shpërndarjes të Kryqit të Kuq në Momin Potok.
“Dua të shpreh falënderimin tim dhe të Qeverisë, në emër të popullit të Maqedonisë së Veriut, deri te USAID dhe UNICEF për ndihmën e tyre në përpjekjet e shtetit që t’i përgjigjet Kovid-19. Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh të gjithë vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilët janë të përkushtuar dhe të përfshirë maksimalisht në përballjen me këtë krizë shëndetësore. Për familjet që jetojnë në kushte substandarde janë përgatitur pako me mjete higjienike dhe mbrojtëse dhe ato do të shpërndahen në bashkëpunim me ekipet e Kryqit të Kuq”, theksoi Spasovski.
Mbështetje nga USAID-i dhe UNICEF-i për familjet e rrezikuara në kohën e pandemisë nga Kovid-19
Nëse duam të dalim fitimtarë në këtë betejë, shtoi kryeministri, është shumë e rëndësishme që t’i pranojmë dhe zbatojmë masat e kujdesit siç është distanca fizike, t’i barazojmë kontaktet me ato më të domosdoshme dhe të pamundësojmë bartjen e virusit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 1,1 milionë dollarë amerikanë në përpjekjet kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut përmes grantit nga USAID-i. Nga shuma e përgjithshme, 500 mijë dollarë janë dedikuar për mbështetjen e përpjekjeve të Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) që do të ndihmojë në ndërprerjen e bartjes së mëtejshme të Kovid-19 në vend dhe uljen e efekteve nga pande(MEDIAL) mbi familjet dhe fëmijët, me fokus te qytetarët më të rrezikuar.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara, dua t’i shpreh mirënjohje ekipit të UNICEF-it që i forcon përpjekjet e partnerëve në vendin tonë për ndërprerjen e përhapjes së këtij virusi dhe kujdesit për më të prekurit, të cilët janë prekur jo vetëm fizikisht, por edhe në aspektin social dhe emocional”, tha ambasadorja Bërns.
Mjetet do të shfrytëzohen për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe përfshirjen e bashkësive të rrezikut më të lartë, përmes porosive sipas moshës dhe gjinisë në mënyrë që të parandalohet përhapja e Kovid-19, mbështetje psiko-sociale dhe udhëzime për prindërit dhe kujdestarët si dhe sigurim të nevojave të domosdoshme higjienike dhe të tjera materiale të nevojshme për mbrojtje nga virusi korona, duke përfshirë sapunë, detergjente dhe pajisje për higjienë për qendrat e izolimit…
Gjatë vizitës ambasadorja Bërns deklaroi se është nder që t’i bashkëngjitet UNICEF-it dhe Qeverisë në shprehjen e mirënjohjes për punën e Kryqit të Kuq dhe të vullnetarëve të tij të cilët në mënyrë jovetjake përkushtohen për të ndihmuar në mënyrë përkatëse për t’iu përgjigjur krizës nga Kovid-19.
“Gjithashtu, dua të falënderoj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që i kryesojnë përpjekjet për punë me qytetarët më të rrezikuar dhe bashkësitë e rrezikuara në kohën e kësaj krize”, theksoi ambasadorja Bërns.
Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Xhovani deklaroi se derisa vendi zbaton masa kritike publike-shëndetësore për të ngadalësuar përhapjen e virusit, nuk guxojmë të harrojmë që t’u kushtojmë vëmendje të posaçme fëmijëve dhe familjeve që tashmë janë të përballura me sfida të përditshme për shkak të varfërisë, përjashtim dhe përvoja negative.
“Pande(MEDIAL) paraqet sfidë ekstreme, që edhe më shumë i rritë problemet e përditshme. Jemi krenarë që bashkëpunojmë me shumë partnerë të cilët punojnë në mënyrë të palodhshme për t’ua lehtësuar jetën të gjithëve dhe për ta tejkaluar këtë krizë së bashku, veçanërisht duke u orientuar drejt më të rrezikuarve në bashkësinë tonë”, theksoi Patricia di Xhovani.