Mbështjellëse e telefonit si revole

Policia në Kaliforni të shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar qytetarët se është rritur numri i përdoruesve të telefonave të modifikuar me mbulesë në formë të revoles.

Marketing

Institucionet e rendit në këtë shtet japin alarmin se si pasojë e kësaj mund të vriten qytetarët nga ana e policisë.

Polici me emrin Aaron P.Seehan ka postuar një pamje në profilin e tij në facebook. një femër që kishte futur në xhep telefonin dhe dukej ashtu sikur të kishte revole.
Ky postim ishte shpërndarë 180.000 herë, shkruan yahoo.de.

“ Ju kisha lutur që të mos bleni këso lloj mbështjellash, sidomos mos i lejoni ta përdorin fëmijët e juaj.”

Marketing