Edhe pse po hapen shkollat dhe çerdhet, masa e Qeverisë për prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare nuk do të shfuqizohet, këtë e deklaroi sot për media, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.
– Prindërit që e shfrytëzojnë masën për t’u kujdesur për fëmijët prej 0 deri në 10 vjeç, vazhdojnë edhe më tej ta shfrytëzojnë këtë masë. Kjo masë nuk është shfuqizuar.