Mbetjet e raketës kineze mund të bien në Tokë, përfshihet edhe Shqipëria

Mbetjet e raketës kineze që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 4.26 të mëngjesit të ditës së Dielë, më 9 maj.

Raketa “Long March 5B Y2” u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor dhe objekti 18 tonësh është një nga më të mëdhenjtë në dekada që do të realizojë një hyrje të pa drejtuar në atmosferë.

Zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar dhe mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 41.5 gradë gjerësi gjeografike jugore, pjesë në këtë hapësirë gjeografike bën pjesë edhe Shqipëria, pasi vendi ynë është në gjerësinë veriore 39 gradë e 38′ dhe 42 gradë e 39′.

Marketing

Një nga vendet që mund të preken është edhe Italia, e cila ka marrë masa paraprake në 9 rajone të vendit, raporton TCh.

Qytetarëve që jetojnë në Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Bazilikata, Puglia, Kalabri, Siçili dhe Sardenja u është këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për të shmangur çdo lëndim të mundshëm pasi mund të ndodhë që pjesë të raketës të bien atje.

Në trajektoren e rënies mund të përfshihet edhe vendi ynë, por ekspertët ndërkombëtarë deklarojnë se mundësitë më të mëdha janë që pjesët e raketës do të bien në ujin e Paqësorit.